Ndërsa Lojrat Olimpike përfunduan, një sport do të vazhdojë turnetë e tij të paktën deri në përfundimin e sezonit veror.

Bëhet fjalë për volejbollin e plazhit, të konsideruar gjerësisht si sportin më joshës të planetit.

Por, cilët janë yjet e këtij sporti, që ka tërhequr gjithmonë e më shumë spektatorë që prej përfshirjes për herë të parë në Lojrat Olimpike të Londrës?

Kerry Walsh

Në Londër 2012, amerikania fitoi medaljen e saj të tretë të artë pas Athinës dhe Pekinit. 34-vjeçarja, së bashku me shoqen e skuadrës, Misty May-Treanor, është legjenda e vërtetë e këtij sporti. Volejbolli i plazhit e ka lejuar Walsh të shndërrohet gjithashtu në një ikonë mediatike, me disa programe të ndryshme, përfshi një seri në “CSI Miami”.

Elsa Baquerizo

E eliminuar në çerekfinalet e Lojrave Olimpike, spanjollia konsiderohet si një prej talenteve më të mëdha të volejbollit të plazhit, që pas fitimit të medaljes së bronxit në Europianin e zhvilluar më parë.

Katrin Holtwick

Pas një paraqitje të dobët në Olimpiadë, gjermania mund të gjejë ngushëllim tek pasioni i saj i dytë më i madh, muzika. Në vendin e saj, 28-vjeçarja njihet edhe për faktin se është bashkëshortja e trajnerit të skuadrës së volejbollit klasik të femrave.

Anastasia Vasina

24-vjeçarja është sportistija që ka fituar më shumë vëmendjen e publikut nëpërmjet trupit të saj spektakolar. Së bashku me shoqen e saj Anna Vozakova, ruset u zgjodhën si çifti më tërheqës i volejbollit të plazhit. Njëkohësisht, ato mund të krenohen për faktin se çuan për herë të parë një skuadër ruse të volejbollit në plazh në Lojra Olimpike.

 

Larissa Franca

Një idhull kombëtar në Brazil, ku volejbolli i plazhit konsiderohet më shumë se një sport. 30-vjeçarja, fituese e medaljes së bronxit në Londër, është sinonim i spektaklit në të gjithë turnetë që merr pjesë.

Marleen van Iersel

Luan volejboll në plazh, por holandezja është gjithashtu e dashuruar pas dëborës, skive dhe motorëve. Fituese e medaljes së artë në Europian, ajo është gjithmonë një kundërshtare tepër e vështirë për t’u mundur prej rivaleve të saj.

Marta Menegatti

Zhdërvjelltësia e saj në fushë është e krahasueshme me hiret e italianes. 22-vjeçarja, së bashku me partneren Greta Cicolari, arriti deri në çerekfinale në Londër, ku u eliminuan prej amerikaneve superfavorite.

Zara Dampney

Një idhull për shumë britanikë, Dampsey është njëkohësisht një studente e të Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare. 22-vjeçarja mund të krenohet me faktin se ishte pjesë e skuadrës së parë olimpike britanike në sportin e saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA