Skuadrat e badmintonit që luftonin për të humbur ndeshjen, arbitrime të dyshimta në skermë dhe gabim trashanik me flamurin e Koresë së Veriut. Lojërat Olimpike patën shumë polemika dhe kritika, por më absurdet ishin ato të lidhura me flokët e Gabby Douglas.
Gjimnastja amerikane fitoi medaljen e artë duke u bërë e para femër me ngjyrë që arrin diçka të tillë në gjimnastikë në një Olimpiadë. Por, 16-vjeçarja kreu provat e saj me një model flokësh që u kritikua jashtë mase: ajo i kishte kapur bisht në mënyrë shumë të thjeshtë.
Tani, adoleshentja ka kërkuar ndihmën e një stilisti të famshëm për të ndryshuar look-un pasi është kërkuar në shumë intervista televizive.
Edhe pse ka ndryshuar për mirë, kritikat nuk reshtin. Tashmë Douglas kritikohet se iu nënshtrua presionit të opinionit publik duke ndryshuar model flokësh.
Kritikave gjatë Olimpiadës 16-vjeçarja iu përgjigj me të drejtë: “Mendoj se si të fitoj medalje dhe jo për pamjen e jashtme kur jam në pedanë.”
Ndërsa tani do të kishte po aq të drejtë po të përgjigjej: “Ndryshova pamje sepse dua të dukem sa më mirë para kamerave kur nuk kam për të kryer ushtrime të vështira.”
Top Channel