Gerard Depardieu, sherr në rrugë

17/08/2012 17:10

Gerard Depardieu ka goditur një person me grusht në fytyrë pasi janë përplasur me motorra në një nga rrugët e Parisit.

Aktori francez është denoncuar nga personi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Motoristi ka deklaruar se 63-vjeçari e ka goditur me grusht pas aksidentit.

Edhe vitin e kaluar Depardieu u bë protagonist për keq në faqet e para të gazetave. Aktori u përjashtua nga  një avion pasi urinoi në korridorin e bordit. Ai kishte kërkuar leje për të shkuar në tualet menjëherë sapo ishte lajmëruar ngritja e avionit. Leja nuk iu dha e Depardieu vendosi të mos priste më gjatë, por të urinonte në një shishe.

Fluturimi u ndërpre deri sa u pastrua avioni, ndërsa aktori nuk u lejua të hipte sërish në të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA