Fotografitë më të mira të 2012-s

17/08/2012 12:40

”National Geographic” shpalli të premten fituesit e konkursit të vitit 2012 për fotografitë.

11 fotografi të mrekullueshme u zgjodhën nga më shumë se 12 mijë të tilla, dërguar nga 6 615 fotografë nga 152 vende të ndryshme të globit.

Midis imazheve të përzgjedhura, fituese ishte fotoja e Cedric Houin, e titulluar “Flutura”.

Foto u shkrep në tokat kirgize në korridorin afgan të Vakhanit dhe ajo portretizon një grua dhe një fëmijë në veshjet e tyre tradicionale.

Fotografia fituese: Intimiteti i jetës së përditshme në krahinat kirgize të Afganistanit. Tributë në foto jetojnë javë larg në këmbë nga pika më e afërt e qytetërimit, në një mal të lartë 4 300 metra, në një prej pjesëve më të izoluara e të ashpra të globit.



Fëmijë të minoritetit H’Mong, duke luajtur me tullumbace në një ditë me mjegull në Ha Giang, Vietnam, në janar 2012.



Festimet e Pashkëve në Trapani, Itali. Për besimtarët e devotshëm është një ditë e shenjtë, ndërsa për të tjerë një mërzitje që i bën të duan të flenë



Një fëmijë me veshje tradicionale, me në sfond një pyll me pemë baobabi në Morondava, Madagaskar.



Disa burra të moshuar bisedojnë në një fshat të Marokut verior të veshur me veshje tradicionale.



Not në një liqen me ujra termalë në Kili



Pamje e mrekullueshme e ishullit të Mikines, në Ishujt Faroe, ku jetojnë në total vetëm 16 persona dhe disa qindra dele



Imazhi fantastik i një peme panje japoneze, rritur në një kopësht në Portland, SHBA



Një bari pranë një tempulli budist në Burma.



Serf në det të trazuar pranë ishujve të Fixhit, në Oqeanin Paqësor.



Një kabinë e vetmuar e vëzhgimit të qiellit në një zonë të izoluar të Norvegjisë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA