Uji lehtëson dhimbjen e kokës

16/08/2012 13:00

Keni dhimbje koke? Provoni ta luftoni duke pirë shumë ujë dhe duke lënë mënjanë, të paktën për një herë, ilaçet.

Kështu sugjeron një studim i Universitetit të Mastrihtit, në Holandë, i publikuar në revistën “Family Practice”.

Studiuesit kanë konstatuar se po të pish rreth 7 gota ujë është e mjaftueshme për të reduktuar dhimbjen e shkaktuar nga migrena dhe për të përmirësuar cilësinë e jetesës për ata që vuajnë prej saj.

Studimi, sipas revistës “Family Practice”, është kryer duke përfshirë 100 pacientë, të gjithë me dhembje të vazhdueshme koke.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA