
Pasi tërhoqi vëmendjen e botës dhe pati fitime të mëdha me Windows, Bill
Gates ka një plan të ri: Higjiena të jetë një e mirë e aksesueshme nga
të gjithë.
Themeluesi i Microsoft,i cili tashmë ndodhet larg kompanisë pasi është i thellësisht i zënë me aktivitetet e Fondacionit “Bill e Melinda Gates”, ka investuar 5,3 milionë euro për tualetin e së ardhmes.
Në vendet e botës së tretë për shkak të mungesës së impianteve higjienizues të përshtatshëm, shumë persona vdesin prej sëmundjeve që burojnë pikërisht nga kjo mungesë. Ndaj Bill Gates propozon një WC që përdor energjine me mikrovalë për të transformuar jashtëqitjet ne elektricitet. Një ripërdor urinën për shkarkimin, një tjetër transformon fecet në karbon.
Këto lloj WC janë prezantuar në Seattle në ambientet e fondacionit “Bill & Melinda Gates”, në garën e ideuar nga themeluesi i Microsoft dhe gruaja e tij, për të ideuar WC të përshtatshme për 2.5 miliardë persona në botë që nuk kanë akoma në përdorim sisteme sanitare moderne.
Top Channel