Sapuni anti-bakterial dëmton muskujt
16/08/2012 00:00
Një anti-bakter që mund të përdoret fare lehtë tek sapuni për duart, në
kolinoze dhe produkte të tjera për higjenën, është në gjendje të dëmtojë
muskujt e trupit të njeriut.
Triklosani mund të pengojë kontraktimin e muskujve duke goditur direkte në “zemrën” e qelizave muskulore.
Këtë e tregon një test i kryer tek minjtë dhe peshqit nga studiuesit e Universitetit të Kalifornisë, që është publikuar në revistën “Pnas”.
Studiuesit kërkojnë në këtë mënyrë kufizime të reja për këtë substancë të rrezikshme për ambientin dhe akoma më shumë për vetë njeriun.
Top Channel