Sahin, luftë mes Inter, Milan e anglezeve

16/08/2012 20:20

Interi, Milani, Arsenali dhe Liverpool janë vendosur në ndjekje të Nuri Sahin, mesfushorit të Realit të Madridit, që pas një sezoni në të cilin nuk u aktivizua rregullisht, nuk konsiderohet më i pashitshëm prej klubit spanjoll.

Paradoksalisht, lajmin e dha vetë presidenti i Galatasarajit, Unal Aysal, duke folur në disa të përditshme turke rreth interesimit të klubit të tij për yllin e kombëtares.

“Kaka dhe Sahin janë të destinuar që të largohen dhe ne do të negociojmë për të dy. Megjithatë, për Nurin është më e vështirë, pasi pretendohet edhe prej Fenerbahçes, Milanit, Interit, Arsenalit e Liverpoolit”.

Ndërkohë, zikaltërit janë duke punuar edhe tek disa objektiva të tjerë, si Ramirez i Bolonjës apo Alvaro Pereira, i Portos, për të cilin është i interesuar edhe Napoli.

Përsa i përket De Jong, një marrëveshje me Manchester City është arritur, por klubi duket se e ka të vështirë të gjejë një marrëveshje për pagën, duke vendosur në rrezik të gjithë marrëveshjen. Në vend të tij, alternative është Paulinjo i Korinthiasit.

Top Channel