Rikthimi i Megaupload
16/08/2012 18:20
King Dotcom, themeluesi i faqes Megaupload, i akuzuar për shkeljen e të drejtës së autorit, ka lajmëruar në Twitter se faqja “do të rikthehet e pathyeshme” dhe se do të “krijohet një dyqan muzike online”.
“E di që të gjithë e prisni. Do të vijë! Këtë vit. Më e madhe. Më e shpejtë. 100% e sigurtë dhe e pathyeshme”, ka shkruar në Twitter gjermani pa e përmendur Megaupload-in.
King Dotcom, emri i vërtetë i të cilit është Kim Schmitz, ka njoftuar lançimin e Megabox, një faqe e ngjashme me iTunes, por duke i premtuar artistëve 90% të të drejtave.
Gjithsesi, nuk ka saktësuar se si do të mund të rikthejë Megaupload-in në një kohë që autoritetet neozelandeze i kanë sekuestruar llogaritë bankare.
Top Channel