Miqësoret, humbin Gjermania, Holanda e Italia

16/08/2012 01:15

Argjentina mposhti Gjermaninë më lehtë nga cfarë ishte menduar në një miqësore luksi të zhvilluar në Frankfurt.

Ishte ylli argjentians Lionel Messi i cili do të gabonte një penallti në minutën e 32-të por që shumë shpejt do t’i rikthente emocionet e forta ndeshjes.  Fillimisht Sami Khedira kthen një kros në portën e tij për t’i dhënë avantazhin Argjentinës, ndërsa më pas është vetë Messi që në hyrje të zonës do të dyfishojë me në gjuajtje të zgjuar. Mesfushori i Realit, Angel Di Maria do të shënonte një gol perfekt nga rreth 30 metra distancë, teksa gjermanët do të shkurtonin diferencat në 3-1 vetëm në minutën e 81-të me Hovedes.

Anglia nga ana e saj në një farë mënyrë ka larë hakun ndaj Italisë për eliminimin nga Europiani i fundit duke fituar 2-1 edhe pse këta të fundit kryesonin fillimisht.

Hollanda pas turpit të Euro 2012, zhgënjen sërish në takimin debutues të trajnerit Luis Van Gaal, kur u mund nga Belgjika fqinje me rezultatin 4-2 edhe pse kryesonte 1-2. Tre gola brenda 5 minutave u shembin botën nën këmbë “tulipanëve” që nuk po arrijnë të gjejnë formulën e duhur për të dalë nga situata e rëndë morale që i ka përfshirë që nga qershori.        

Në një tjetër miqësore Spanja kampione e Botës dhe Europës në fuqi, ka triumfuar ndaj Puerto Rikos me rezultatin 1-2.      

Brazili gjithashtu pas zhgënjimit në Lojrat Olimpike, ka kthyer fitoren, teksa ka mundur 0-3 Suedinë, ku ka rigjetur sulmuesin e Milanit, Pato i cili ka shënuar dy herë. 

Top Channel