Eksplorimi i Marsit është një objektiv i vjetër për njeriun të paktën po aq sa fillesat e fluturimeve kozmike në mesin e shekullit të kaluar.
Në kulmin e Luftës së Ftohtë të Yjeve, për arritjet në hapësirë midis SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik, të dy superfuqitë kishin plane të detajuara për ndërtimin e mjeteve për dërgimin e njerëzve në planetin e kuq.
Megjithatë, entuziasmi fillestar u shua nga vështirësitë e shumta, midis të cilave kushtet e parapashikueshme të Marsit dhe rruga prej gjashtë muajsh vajtje e po aq kthim, që është pothuajse e pamundur të përballohet nga trupi i njeriut me teknologjinë aktuale që kemi në zotërim.
Kjo ka bërë që për momentin, njerëzimit të jetë mjaftuar me dërgimin e vetëm disa sondave të ndryshme me qëllime shkencore apo njohje të planetit.
E fundit, një sondë e NASA-s, e quajtur “Couriosity”, zbarkoi në planet më parë gjatë muajit dhe një arritje e tillë ngacmoi artistët Nicholas Kahn dhe Richard Selesnick, që në bazë të fotografive të dërguara në Tokë, të ndërtonin skica surreale të asaj që sipas tyre do të ishte një pamje reale e jetës në Mars.
Top Channel