United-Arsenal, arrihet akordi për Van Persin

15/08/2012 22:45

Klubi i Manchester United duket se ka arritur një akord me Arsenalin për sulmuesin holandez të “Topcinjve”, Robin Van Persi.

Sipas UEFA.com, 29-vjecari do të udhëtojë të enjten drejt Manchesterit për të diskutuar kontratën personale dhe për të kryer analizat mjekësore para lëvizjes së shumëpritur.

Në garë për sulmuesin ka qenë edhe Juventusi i cili duket se është dorëzuar pasi oferta e anglezëve thuhet të jetë rreth 28 milion euro në vend të 32 që kishin kërkuar londinezët në një moment të mëparshëm.

Tashmë ekipit nga Torino do t’i duhet të përqëndrohet tek afrimi i Llorentes nga Athletic Bilbao. Por për të bërë për vete shërbimet e sulmuesit spanjoll më parë duhet të mposhtë konkurrencën e Manchester City-t, Totenhamit dhe gjithashtu të United.  

Ashtu si në rastin e Van Persit, Juventus duhet të heqë dorë edhe nga një tjetër sulmues Seydou Doumbia i CSKA Moskës, i cili duket se do të zëvendësojë pikërisht holandezin tek Arsenal.   
    

Top Channel