SHBA, qëllon veten në të pasme në kinema

15/08/2012 13:40

Një burrë amerikan ka qëlluar veten në të pasme aksidentalisht kur po shihte filmin ‘The Bourne Legacy’ në një kinema të Nevadës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

56-vjeçarit, gjatë kohës që po u rehatonte në karrige, i ra arma nga xhepi dhe u shkrep kur u përplas në tokë. Pasi u plagos, burri kërkoi falje dhe u largua menjëherë nga kinemaja për tu mjekuar në spital.

Policia bëri të ditur për mediat amerikane se në kinema nuk ka pasur panik, përveç habisë në momentet e para pas shkrepjes. Të gjithë e kuptuan që bëhej fjalë për një incident të çuditshëm.

Kjo ngjarje vjen vetëm një muaj pas tragjedisë në një kinema të Denverit ku një burrë vrau 12 persona dhe plagosi 58 të tjerë gjatë shfaqjes së filmit ‘Batman: The Dark Knight Rises’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA