Publikimi i fotove private, Princi William dhe Princesha Kate fitojnë gjyqin me revistën franceze
Një grup neonazistesh gjermanë është duke përdorur teknologjinë moderne për t’u organizuar në manifestime dhe organizime pothuajse identike me atë të Gjermanisë Hitleriane të viteve 1930-40.
Në një reportazh shqetësues të transmetuar ditën e mërkurë nga rrjeti amerikan “CNN”, shfaqen disa qindra anëtarë të organizatës “Të Pavdekshmit”, duke marshuar me maska, me slogane dhe këngë naziste.
Sipas të dhënave, marshimi u realizua në qytetin e Bautzenit, në Gjermaninë Lindore, në datën 1 maj.

Data është e veçantë për nga domethënia, pasi nën drejtimin e Adolf Hitlerit, në këtë ditë trupat paraushtarake “SA” marshonin netëve me pishtar në dorë, duke u përbetuar për besnikëri ndaj atdheut, racës ariane dhe “Fyhrerit”.
Ngjarja përfundoi në “CNN” pas publikimit në “youtube” nga një përdorues i panjohur.

Ndonëse manifestimet, sloganet apo shprehja e bindjeve fashiste e raciste në publik është i ndaluar me ligj në Gjermani, rigjallërimi i lëvizjeve neonaziste është një prej problemeve më nevralgjike, me të cilat ndeshet policia vendase.

Më parë gjatë vitit, disa persona anëtarë të një rrjeti nazist u prangosën, pasi ndër vite kishin ekzekutuar të paktën dhjetë persona me prejardhje jogjermane, ndikuar nga bindjet e tyre ekstreme.
Top Channel