Rekordi vdekjeprurës, 30 litra vodka e 25 birra në pak orë

15/08/2012 16:50

Një turist i ri britanik humbi jetën i mbytur në të vjellat e tij, por më shumë se vdekja tragjike, ajo që bëri lajm ishte sasia e pabesueshme e alkoolit të konsumuar prej tij.

20-vjeçari George Yuill ndërroi jetë në dhomën e tij të hotelit në një resort turistik në Qipro, pasi në pak orë konsumoi dhjetë shishe vodka 3-litërshe dhe 25 birra.

I inkurajuar nga çmimi i ulët, prej 15 eurosh për vodkën 3-litërshe, adoleshenti konsumoi një sasi të pabesueshme alkooli dhe ekspertët e mjekësisë ligjore, janë të befasuar se si nuk vdiq që më parë.

Ndonëse trupi ka një tolerencë të madhe ndaj alkoolit, me dehjen që në vetvete është një kundërveprim mbrojtës i organizimit, sasi shumë më të vogla se ajo e konsumuar nga 20-vjeçari, mund të rezultojnë fatale për një njeri të zakonshëm.

Në një prej rasteve më të njohura të vdekjes nga mbidoza e alkoolit, kengetarja Amy Winehouse humbi jetën një vit më parë pasi konsumoi më pak se tre shishe në disa orë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA