Në tregarësh me vajzën e sëmurë

15/08/2012 16:40

Një baba i përkushtuar fitoi vëmendje mediatike pasi ai mori pjesë në një tregarësh (triatlon) për amatorë, së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare, të prekur nga një sëmundje që i ka krijuar një vonesë të thellë mendore.

Rick van Beek, i etiketuar në komunitetin e tij në Miçigan, SHBA, si “babai i shekullit”, është gjithashtu një maratonomak dhe vrapues në disa disiplina të tjera.

Megjithatë, 39-vjeçari duhet të jetojë me fatkeqësinë e pasjes së një vajze, funksionet e trurit të së cilës janë stopuar që në moshën 3-muajshe.

Triatloni është një garë që zhvillohet me vrap, me biçikletë dhe not. Në etapën e parë, atë me vrap, van Beek mbajti të bijën Maddy në krah, ndërsa në dy të tjerat e tërhoqi me një karrocë dhe një kajak.

”Ajo funksionon ende si një foshnje dhe ndër pak gjërat që ne e dimë që ka dëshirë të bëjë është të shijojë natyrën, të qëndrojë në ujë apo të ndiejë flladin e erës në fytyrë e flokët e saj”, deklaroi van Beek, që pavarësisht problemeve të 13-vjeçares, e konsideron të bijën si një “bekim” në jetën e tij.

”Një herë mora pjesë në një maratonë, së bashku me të. Maddy dukej me të vërtetë shumë e lumtur pas përfundimit të garës dhe ky është shpërblimi më i mirë që mund të fitoj”, shtoi vrapuesi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA