Karrigia e zyrës që ju bën të lumtur

15/08/2012 14:20

Një doktor ka shpikur karrigen e zyrës që është jo vetëm e rehatshme, por ju bën edhe më të lumtur në punë.

Shpikja e Dr. Patrick Kunzler dhe dizenjuesit Ben Fluri nuk ka mbështetëse për kurrizin dhe krahët, por është e ndërtuar me një skelet karboni, njësoj si ndenjëset e makinave të Formulës 1.

Ata që do e përdorin ndihen shumë të lehtë gjatë punës, gjë që i ndihmon në performancë. Karrigia që quhet LimbIC kushton plot 8450 dollarë, por që tani kanë ardhur porosi pafund për të.

Dr.Kunzler mendoi për një karrige të tillë pas shumë studimeve që tregonin pasojat negative të të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë.

“Kjo karrige eliminon presionin që i ushtrohet shtyllës kurrizore dhe stërvit sensin e ekuilibrit”, thekson doktori zviceran siç publikon ‘Daily Mail’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA