Nga Korea e Jugut vjen suksesi i ri muzikor i një reperi aspak të njohur jashtë kontinentit aziatik.
Video e këngës së re të Psy me titull Gangnam Style është parë në Youtube rreth 30 milionë herë që kur është publikuar në muajin korrik, duke eklipsuar kështu edhe Justin Bieber.
34-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit është Park Jae-Sang, ka nisur karrierën muzikore para 10 vitesh, por kurrë nuk e kishte menduar një sukses të tillë.
“Videon e bëra vetëm për fansat e vendit tim. Qëllimi ishte që të dukesha sa më keq të ishte e mundur dhe besoj se ja kam arritur qëllimit”, shprehet koreano-jugori.
Në video Psy shihet me veshje të çuditshme dhe bën lëvizje qesharake e pikërisht për këtë arsye është bërë hit për përdoruesit e internetit.
Top Channel