Koleksioni i mëposhtëm i këtyre fotografive mund të bëjë që shumë nga ata persona që nuk besojnë në fenomenet e mbinatyrshme të fillojnë të kenë dyshime.
Hetuesit e fenomeneve paranormale kanë harxhuar dekada të tëra duke studiuar këto pamje fantazmesh duke mos i gjetur shpjegim të logjikshëm.
Historia e skllaves fantazmë – Chloe jetonte në një shtëpi në Luiziana dhe shpesh përgjonte pronarin në bisedat e tij sekrete. Një ditë Chloe u kap duke përgjuar dhe pronari si ndëshkim i preu veshët. Sipas legjendës, Chloe u hakmorr duke përgatitur një tortë ku futi disa barishte helmuese, por gruaja dhe fëmijët e pronarit e provuan të parët. Chloe u arratis nga shtëpia, por u kap nga skllevërit e tjerë dhe u ekzekutua. Ende sot e kësaj dite thuhet se Chloe jeton në atë shtëpi duke përgjuar bisedat e vizitorëve, e fshehur në shkurret apo kollonat e oborrit.
Fëmija-fantazmë – Një grua australiane po vizitonte varrin e vajzës së saj në Queensland, në vitin 1940. Ajo i bëri një foto vendit dhe kur e lau fotografinë pa një vajzë të vogël pranë varrit të Joyce. Më vonë u mësua se dy vajza ishin djegur jo shumë larg varrit të vajzës së gruas australiane.
Pacienti në spitalin e braktisur – Kjo foto tregon dy burra që punojnë për rindërtimin e një spitali të vjetër dhe të boshatisur, por njëra nga dhomat siç duket është ende e “zënë”.
Gruaja me të bardha – Foto e vitit 1959 nga Australia. Këtu shihet një grua e veshur me fustan të bardhë me duart para fytyrës.
Top Channel