Barazon Kombëtarja

15/08/2012 23:35

Kombëtarja shqiptare ka barazuar përpara tifozëve të saj 0-0 me Moldavinë, miqësorja e fundit kjo përpara eleminatoreve të Botërorit Brazil 2014.

Ky është barazimi i parë i trajnerit De Biazi pas 2 fitoreve në miqësore me Katarin dhe Iranin.
       
Egdar Cani me rastin e tij në minutën e parë krijoi idenë se përfaqësuesja kuqezi do të ishte superiore pavarësisht precenzës në fushë të lojtarëve të rinj në moshë.

Moldavët kundërpërgjigjen shumë shpejt por në dy raste Ujkani bën detyrën duke mos lejuar që topi të përfundojë në rrjetë. Në këtë miqësore lojtarët e të dyja skuadrave vuajtën edhe terrenin jo shumë të mirë të stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, i cili cuditërsisht ishte shumë i dëmtuar.

Në fund të pjesës së parë Cani pati një tjetër rast për ët shënuar por sërish gjuatja e tij përfundoi jashtë.

Ndërrimet e bëra në pjesën e dytë nga De Biazi sollën gjallëri në skuadrën tonë e cila për disa minuta mbajti nën presion kundërshtarët dhe rrezikuan disa here, por porta moldave mbeti sërish e paprekur.

Ndeshjet e vërteta të kombëtares shqiptare ato për eleminatoret e Brazil 2014 do të startojnë në 7 shtator përballë Qipros në “Qemal Stafa”, ndërsa 4 ditë më vonë kuqezinjtë do të ndeshen me përfaqësuesen zvicrane në Lucernë.  

Top Channel