Arabia Saudite bllokon në internet fjalën “katolik”

15/08/2012 17:30

Një prej shteteve më konservatorë të botës, Mbretëria Islamike e Arabisë Saudite ka krijuar një censurë të fortë mbi internetin, nëpërmjet një agjensie shtetërore që bën të pamundur kërkimin në rrjet mbi disa fjalë të caktuara.

Midis të konsideruara si fjalë “fyese”, në total 160 të tilla, përfshihen sharje, fjalë si homoseksual, por edhe katolik apo krishtërim.

Agjensia Shtetërore vlerëson se fjala “katolik”, së bashku me faqet e internetit që e përfshijnë atë në adresat e tyre, është fyese për vlerat e shoqërisë saudite dhe si e tillë nuk duhet ndaluar që të përhapet.

Nisma e autoriteteve të Riadit zyrtar duket se është ndërmarrë pasi Vatikani parashtroi një nismë zgjerimi në rrjet, duke kërkuar që të lejohet të përdoret prapashtesa “katolik” në një seri faqesh të kërkuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA