Montazhet më argëtuese të Londër 2012
14/08/2012 17:20
Britaniku Mohammed Farah u shndërrua në një hero kombëtar në ishull, pasi fitoi në Lojrat Olimpike dy medalje të arta në 5 000 dhe 10 000 metra për meshkuj.
Somalezi i natyralizuar u bë i famshëm për portretin e tij në momentin e kalimit të finishit si i pari pas 5 mijë metrave, kur u shfaq dukshëm i befasuar me vetë arritjen e tij.
Kaq mjatoi për të shndërruar imazhet e tij të modifikuara të suksesit në një “epidemi” në internet.
Disa prej fotografive më argëtuese, të përshtatura me suksesin e atletit, u grumbulluan dhe u publikuan të martën nga e përditshmja “Daily Mail”.
Top Channel