Keshorn Walcott është tashmë një hero kombëtar në Trinidad & Tobago, pasi duke hedhur 84,58 metra shtizën, u shndërrua në njeriun e parë që fiton një medalje të artë në atletikë në historinë e Lojrave Olimpike për vendin e tij.
Megjithatë, shpërblimi që shteti i dha, është prej më të çuditshmëve të dëgjuar ndonjëherë.
Për suksesin e arritur, Walcott u shpërblye me 100 mijë paund, një shtëpi luksoze, disa hektarë tokë dhe … një far detar.
Walcott, i cili gjithashtu theu rekordin kombëtar të shtizës në Olimpiadë, do të nderohet edhe duke i vendosur emrin e tij një avioni të “Caribbean Airlines”.
19-vjeçari, i lindur në një fshat të vogël peshkatarësh në ishullin e varfër të ndodhur në zonën e Karaibeve, u shndërrua në të parin joeuropian që fitonte në hedhjen e shtizës për meshkuj që prej amerikanit Cy Young në vitin 1952.
Top Channel