Lojtarët gjermanë: Kemi besim tek Low

14/08/2012 18:40

Lojtarët gjermanë kanë 100% besim tek trajneri i tyre i kombëtares, Joachim Low, i kritikuar pas gjysmëfinales së Euro 2012 të humbur ndaj Italisë me rezultatin 2-1.

Një ditë para ndeshjes miqësore ndaj Argjentinës, Sami Khedira u shpreh për mediat gjermane: “Nuk kemi dyshime në aftësinë e trajnerit tonë. Kemi besim të plotë tek puna e tij.”

Mesfushori i Real Madrid shtoi më tej: “Askush nuk mund të thotë se formacioni ndaj Italisë ishte i gabuar. Jemi ne lojtarët që luajmë në fushë dhe trajneri nuk ka asnjë faj.”

“Kishim shumë raste për shënim para se Italia të kalonte në avantazh. Ndeshja mund të kishte shkuar 2-0 për ne. Gjërat e mira që bëmë ndaj Greqisë në çerekfinale nuk i përsëritëm ndaj Italisë”, theksoi 25-vjeçari.

Top Channel