Në Florida të Shteteve të Bashkuara është kapur pitoni më i madh i parë ndonjëherë, bëjnë të ditur shkencëtarët amerikanë.
Gjarpri, i gjatë 5.18 metra dhe me peshë 74 kilogramë, u gjet në një park kombëtar, ka bërë të ditur Universiteti i Floridës.
Pitoni, tashmë i ngordhur, ishte shtatëzënë me 87 vezë, një tjetër rekord ky sipas studiuesve. Ata thonë gjithashtu se zbulimi i fundit tregon se sa janë shtuar gjarprinjtë me prejardhje nga Azia jug-lindore në Jug të Floridës.
“Kjo do të thotë se këta gjarpërinj mbijetojnë për një kohë të gjatë në botën e egër”, ka deklaruar Kenneth Krysko, nga Muzeu i Historisë së Natyrës në Florida.
“Nuk ka asgjë që mund t’i ndalë, pasi edhe bota e egër nga vijnë ka probleme. Një gjarpër me këto përmasa mund të hajë çfarë të dojë”, ka shtuar studiuesi.
Pitonët e vrasin prenë e tyre duke iu lidhur përreth dhe duke e mbytur. Ky lloj gjarpëri mund të gëlltisë edhe kafshë të mëdha si drerët apo aligatorët.
Top Channel