Juventus në ndjekje të Muniain

14/08/2012 16:30

Pas konfirmimit se Fernando Llorente nuk do të rinovojë kontratën me Athletic Bilbao, në Itali menjëherë mediat publikuan se Juventusi do të hidhet në sulm për sulmuesin shtatlartë spanjoll, por duket se Zonja e Vjetër është e interesuar edhe për shokun e tij të skuadrës: Iker Muniain.

Sipas ‘Tuttosport’, Antonio Conte është i dashuruar pas lojës së futbollistit të ri dhe i ka kërkuar Marotës që në negociatat për Llorente të nxjerrë edhe emrin e Muniain, i cili ka kontratë deri në vitin 2015 me klubin e San Mames dhe një klauzolë lirimi prej 45 milionë eurosh.

Gjithashtu, Athletic Bilbao nuk është i disponueshëm të largojë dy sulmuesët kryesorë të skuadrës.

Nëse për Llorente do të pranojë të dëgjojë oferta, 20-vjeçarin Muniain kërkon që ta mbajë fort edhe për shumë vite në vazhdim.

Top Channel