Njohës të cështjeve ndërkombëtare e politike në Kosovë kërkojnë nga qeveria e Kosovës të mos hyjë në bisedime politike me Serbinë pa platformë të qartë bisedimesh.

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti kujton se Kosova ka detyrime politike dhe juridike ndërkombëtare dhe fqinjësia e mirë me vendet e rajonit është prioritet për anëtarësim në strukturat euro-atlantike, por kjo nuk do të thotë që Kosova guxon të rrezikojë sovranitetin e saj.
 
“Kosova asnjëherë nuk guxon që t’u shmanget apo refuzojë bisedimet për sa kohë këto bisedime nuk cënojnë tërësinë territoriale apo sovranitetin dhe interesin kombëtar të vendit”, tha Afrim Hoti, profesor i se Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës.
 
Nga ana tjetër analisti politik Enver Robelli kritikon Bashkimin Europian për politikë jo parimore ndaj Kosovës dhe në përgjithësi zhvillimeve në Ballkanin Perendimor.

Sipas tij edhe temat për të cilat është biseduar në raundin e parë sic janë kthimi i dokumenteve të regjistrit civil nuk është dashur të diskutohen pasi nga pozicioni i Kosovës së pavarur nënkuptohet që Sebria duhet t’i kthejë ato. Sipas tij një proces tjetër i bisedimeve me Serbinë do ta degradojë edhe më shumë shtetësinë e Kosovës.
 
“Mendoj që Bashkmi Europian ka bërë një gabim fatal në presionin që i ka bërë Kosovës që Kosova të futet në negociata, që në një mënyrë janë degradim i paraësisë së Kosovës”, tha Enver Robelli, gazetar.
 
Problemi kryesor i qeverisë së  Kosovës është shtrirja e autoritetit në veri të vendit. Por pavarësisht kësaj njohës të zhvillimeve politike rekomandojnë qeverinë që të mos ngurojë në zgjidhjen e këtij problemi para se kjo cështje të kalojë në detyrim ndërkombëtar për diskutim me qeverinë e Serbisë.
 
     
     

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA