Cristiano, Messi apo Iniesta?

14/08/2012 18:50

UEFA ka njoftuar zyrtarisht finalistët e çmimit “Lojtari më i mirë i vitit në Europë” dhe ata janë: Cristiano Ronaldo, Leo Messi dhe Andres Iniesta.

Cmimi do të jepet më 30 gusht, në Monako. Tashmë njihet renditja e futbollistëve nga vendi i katërt deri tek i dhjeti: Andrea Pirlo, Xavi Hernandez, Iker Casillas, Didier Drogba, Petr Cech, Radamel Falcao dhe Mesut Ozil plotësojnë dhjetëshen e parë sipas UEFA-s.

Votat janë dhënë nga gazetarë sportivë të 53 vendeve që janë pjesë e UEFA-s. Secili prej tyre ka zgjedhur pesë futbollistë duke i akorduar nga 1 deri në 5 pikë.

Më 30 gusht, gjatë shortit të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve, do të shpallet edhe fituesi i këtij çmimi.

Ja kush e ka fituar ndër vite çmimin “Lojtari më i mirë i vitit në Europë”:

1998. Ronaldo
1999. David Beckham
2000. Fernando Redondo
2001. Stefan Effenberg
2002. Zinedine Zidane
2003. Gianluigi Buffon
2004. Deco
2005. Steven Gerrard
2006. Ronaldinho
2007. Kaká
2008. Cristiano Ronaldo
2009. Lionel Messi
2010. Diego Milito
2011. Lionel Messi

Top Channel