Milani kërkon sulmues brenda Italisë

13/08/2012 18:30

Milani është vendosur në kërkim të rasteve të mira për të realizuar një përforcim në repartin ofensiv, me sigurinë se blerja do të realizohet brenda “qarkut” të Serisë A.

Alternativa e parë për kuqezinjtë është ajo për sulmuesin e Juventusit, Alessandro Matri, për të cilin janë hapur bisedimet me klubin torinez.

Megjithatë, do të duhet ende punë që të arrihet një marrëveshje, pasi ndërsa kuqezinjtë ofrojnë një huazim me të drejtë blerje, kampionët e Italisë në fuqi janë të gatshëm të privohen nga lojtari i tyre vetëm përballë një oferte të mirë ekonomike.

Aksi Milan-Juventus qëndron i “nxehtë” edhe rreth një emri tjetër, atij të Quagliarella, i cili nuk ka pranuar më parë mundësinë e tranfertimit tek Fiorentina. Përballë dëshirës së klubit për ta larguar, është e mundur që Galliani të paraqesë një ofertë drejt fund të merkatos.

Një opsion duket se mbetet për momentin gjithsesi edhe ai i Borriellos. Ish-milanisti, aktualisht është i konsideruar si i tepërt nga Roma.

Top Channel