Lamtumirë “Londër 2012”

13/08/2012 00:00

Lojërat Olimpike “Londër 2012” kanë përfunduar dhe organizatorët kanë vendosur që t’i thonë lamtumirë publikut me muzikë për tre orë rresht.

Ceremonia e mbylljes titullohej ‘A Symphony British Music’ dhe kishte si qëllim prezantimin e kreativitetit britanik në fushën e artit.

George Michael, Muse, The Who, Take That dhe Spice Girls ishin disa nga artistët që kënduan këngët e tyre më të njohura.

Organizatorët i bënë homazh edhe John Lennon-it nëpërmjet këngës së tij më të famshme: Imagine. Ekranet e mëdha dhanë pamje të pa transmetuara më parë të këngëtarit dhe bashkëshortes së tij Yoko Ono duke kënduar këtë këngë.

Në prani të 80 mijë spektatorëve u mbajt edhe ceremonia e dhënies së medaljeve të maratonës që u fitua nga atleti nga Uganda, Stephen Kiprotich.

Në ceremoninë e mbylljes u falenderuan edhe 70 mijë vullnetarët që ndihmuan në organizimin e kësaj Olimpiade.

Olimpiada e Londrës përfundoi me 44 rekorde botërore dhe 117 olimpike të thyera, flaka olimpike u shua. Takimi i radhës në Rio, në vitin 2016.

Top Channel