Brazili, Milani dhe Interi me sytë nga Guardiola

13/08/2012 12:50

Edhe pse Josep Guardiola ka thënë qartë se këtë sezon do e bëjë pushim, ish-tekniku i Barcelonës vazhdon të gjenerojë shumë lajme rreth vetes.

Pas dështimit të Brazilit në finalen e Olimpiadës, shtypi karioka publikon se Federata Braziliane e Futbollit e sheh trajnerin katalanas si zëvendësuesin e Mano Menezes dhe si bazën kryesore për Kupën e Botës “Brazil 2014”.

Nga ana tjetër, duke marrë parasysh se ka blerë një shtëpi në Milano, sipas ‘Corriere della Sera’, kjo është një shenjë e qartë se Milani ose Interi janë kandidatë kryesorë për shërbimet e tij në një të ardhme shumë të afërt.

Guardiola u largua nga drejtimi i Barcelonës pas përfundimit të sezonit të shkuar. Trajneri më i suksesshëm i historisë së klubit blaugrana theksoi në konferencën e lamtumirës se qëndrimi për katër vite në një klub të madh ku ushtrohet shumë presion është i lodhshëm.

Top Channel