Bayern Munchen fiton Superkupën e Gjermanisë
13/08/2012 00:00
Bayern Munchen ka fituar Superkupën e Gjermanisë pasi mundi Borussia Dortmund me rezultatin 2-1, në ndeshjen e zhvilluar në Allianz Arena.
Goli i parë për bavarezët u shënua nga debutuesi Mario Mandzukic, ndërsa Thomas Muller dyfishoi rezultatin.
Për kampionët në fuqi të Gjermanisë goli i vetëm u shënua nga Robert Lewandowski.
Më në fund Bayern Munchen i jep fundën vazhdës negative të rezultateve ndaj Dortmund, ndaj të cilit kishte 5 humbje radhazi. Kjo ishte Superkupa e pestë në histori për bavarezët.
Bundesliga do të nisë më 24 gusht dhe sërish pritet që Bayern dhe Borussia të luftojnë për titullin kampion.
Top Channel