Arabia Saudite është duke planifikuar që të ndërtojë një qytet të ri vetëm për femra, në një përpjekje për të gërshetuar rregullat e forta fetare, me ambiciet e grave për të bërë karrierë.
Kompanisë Shtetërore të Ndërtimit i është kërkuar nga autoritetet që të hartojnë planin, ndërsa ndërtimi i komplekseve të banimit dhe të punësimit pritet që të nisë vitin e ardhshëm.
Në këtë qytet, do të lejohet që gratë të bëjnë punë të cilat ndalohen në vend, për shkak të kontaktit që duhet të kenë me meshkujt.
Qyteti pritet të ndërtohet në lindje të qytetit të Hafufit, ndërsa bashkia ka grumbulluar një fond investimesh prej 100 milionë eurosh. Fillimisht, në të prutet që të krijohen rreth 5 mijë vende pune në industrinë tekstile, farmaceutikë dhe industrinë ushqimore.
Si askund në Arabinë Saudite, një prej shteteve më konservatore në botë, në qytetin e lejuar vetëm për gratë, ato do të mund të drejtojnë biznese dhe firma prodhimi vetëm për gratë.
Ndonëse zyrtarisht në shtetin me 30 milionë banorë është e lejuar që gratë të punojnë, rregullat e ashpra fetare vendosin kufizime të forta, duke kufizuar vetëm në 15% të totalit numrin e femrave në krahun e punës.
Top Channel