Një grua amerikane, të afërmit e së cilës u vranë në kampin e përqendrimit të Aushvicit gjatë Luftës së Dytë Botërore, mbeti e shtangur kur gjeti në një supermarket italian shishe vere me fytyrën e Adolf Hitlerit.

Zbulimi i saj, i përcjellë në mediat amerikane, bëri brenda pak orësh xhiron e botës, duke u përhapur në shumë mjete ndërkombëtare komunikimi.

Cindy Hirsch, nga Filadelfia, ndodhej me pushime në Itali, kur në stendat e verës në supermarket gjeti edhe shishet me imazhin e Fyhrerit dhe mbishkrime si “Mein Kampf” (Lufta Ime) apo “Ein volk, ein Reich, ein Fyhrer” (një popull, një perandori, një fyhrer).

Babai i amerikanes, i lindur në Çekosllovaki, i mbijetoi burgimit në Aushvic, por në këtë kamp përqendrimi humbën jetën gjyshërit, halla dhe disa të afërm të tjerë të saj.

”Ishte shumë shokuese për mua të shikoja ato shishe vere, që të bën të simpatizosh neonazismin”, deklaroi gruaja.

Një hetim është hapur në Itali për mënyrën se si këto shishe janë tregëtuar në Itali, për origjinën e tyre dhe pas kësaj do të vendoset nëse vera me këto imazhe do të lejohet të tregëtohet ende.

Italia, një vend aleat me Gjermaninë gjatë Luftës së Dytë Botërore, kërkoi ndjesë për fashimizin dhe krimet e kryera gjatë udhëheqjes së Mussolinit në vitin 1952.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA