Një fotografi e publikuar në “Facebook” si një foto personale fitoi menjëherë vëmendje mediatike, për shkak të historisë zemërthyese që qëndronte pas imazhit.
49-vjeçari i quajtur John Unger, u fotografua ndërsa vinte në gjumë “mikun e tij besnik”, brenda një liqeni në Uiskonsin, SHBA.
Qeni 19-vjeçar “Schoep” është mbërthyer nga dhembjet e një artriti akut, ndërsa po përjeton ditët e fundit të jetës së tij.
”Uji i liqenit në këtë periudhë të vitit është i ngrohtë dhe valëzimi i tij e qetëson dhe e vë në gjumë”, u shpreh Unger në një gazetë amerikane, pasi fotografia u kap nga një mikesha e tij fotografe profesioniste.
”Nuk mund as të nis të përshkruaj se sa ka bërë ai për mua. Pa “Schoep” nuk do të isha ky njeri që jam sot”, shkoi pronari.
Lidhja e tij me qenin nisi kur ky i fundit ishte vetëm tetë muajsh dhe u adoptua prej tij pasi pronari i mëparshëm e rrihte brutalisht.
Atëherë, Unger kishte një lidhje disa-vjeçare dhe ishte në prag martese, por lidhja me qenin ishte e vetmja që i rezistoi kohës.
Top Channel