Champions League, shorti i playoff

10/08/2012 12:20

U mbajt mesditën e së premtes shorti për raundin plejof të Champions League, raund nga i cili do të sigurojnë biletën dhjetë ekipet që do të kompletojnë fazën e grupeve.

Me 22 skuadra të kualifikuara automatikisht në fazën e grupeve, në bazë të rregullores, shorti u hodh në dy grupe.

Në njërin grup figuruan skuadrat që një vit më parë fituan titullin kampion në vendet e tyre dhe në grupin tjetër ato jo-kampione.

Secili prej grupeve do të kualifikojë në fazën finale pesë skuadra. Këto ishin çiftet që shorti i mbajtur në Nion të Zvicrës ofroi.

Grupi i skuadrave kampione
Basel (Zvicër)-Cluj (Rumani)
Helsinborg (Suedi)-Celtic Glasgoë (Skoci)
BATE Borisov (Bjellorusi)-Hapoen Shmona (Izrael)
AEL Limasol (Qipro)-Anderlecht (Belgjikë)
Dinamo Zagreb (Kroaci)-Maribor (Slloveni)

Grupi i skuadrave jo-kampione
Braga (Portugali)-Udinese (Itali)
Spartak Moskva (Rusi)-Fenerbahce (Turqi)
Malaga (Spanjë)-Panathinaikos (Greqi)
Borusia M. (Gjermani)-Dynamo Kyev (Ukrainë)
Lille (Francë)-Kopenhagen (Danimarkë)

Top Channel