Akrobati më i çmendur në botë

10/08/2012 12:55

Akrobati më i çmendur në botë, Nik Wallenda, hyri në histori si personi i parë që arriti të kalonte mbi ujëvarën e Niagarës në një litar të tendosur, të vendosur në një lartësi prej rreth 100 metrash nga toka.

Arritja e tij fitoi një vëmendje të madhe më parë gjatë vitit, teksa u ndoq njëkohësisht nga disa mijëra spektatorë.

Këtë herë, 33-vjeçari i vendosi vetes një qëllim të ri, që të përshkronte një distancë prej 400 metrash midis dy kazinove, duke ruajtur barazpeshën mbi një litar të tendosur, pas asnjë masë paraprake sigurie.

I shndërruar në tërheqjen më të madhe turistike të ditës, Wallenda përshkroi me sukses distancën, duke fituar njëkohësisht edhe faqet e para të shumë gazetave e uebsajteve.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA