Vrasësi i indianëve, vrau veten
09/08/2012 02:00
Goditja fatale që i mori jetën vrasësit të gjashtë personave të komunitetit sik në Uiskonsin doli prej armës së tij.
Autoritetet thanë se policia kishte qëlluar në stomak 40 vjecarin Uejd Majkell Pejg por jo në kokë.
Në një konferencë për shtyp FBI konfirmoi dhe arrestimin e ish- të dashurës së tij Misti Kuk 31 vjec, e akuzuar për armëmbajtje pa lejë.
Nuk ka asnjë të dhënë se ajo ishte e përfshirë në sulmin e se dielës. Marrëdhënia e saj me 40 vjecarin kishte përfunduar në fillim të këtij viti.
Top Channel