Disa ditë më parë, një sondë e “NASA”-s e mbiquajtur “Couriosity” u ul në planetin Mars dhe ndonëse qëllimi i saj parësor nuk është kërkimi i jetës, ekspertët shpresojnë që sonda të luajë një rol të rëndësishëm edhe në dhënien e një përgjigje përfundimtare mbi format e mundshme të jetës në planetin e kuq.
Njeriu që po ndjek me më shumë vëmendje operacionin në Mars është Gilbert Levin, i cili udhëhoqi ekspertimentin e vitit 1976, të quajtur “Viking”.
Atëherë, një tjetër robot i ulur në planetin më të ngjashëm me Tokën brenda sistemit tonë diellor, u përpoq të vërtetonte nëse kishte mikroorganizma, të krijuar nga molekula karboni si çdo gjallesë në planetin tonë.
Eksperti Levin, sot në pension, atëhërë kreu një eksperiment, në të cilin një mostër dheu u përzje me një lëndë që përmbante karbon radioaktiv, me bindjen se nëse do të kishte mikroorganizma, atëherë do të ndodhte një process që do të çlironte dioksid karboni.
Për kënaqësinë më të madhe të ekspertit, tre dekada më parë ndodhi pikërisht ajo që ai shpresonte të ndodhte, që duhet të provonte praninë e baktereve në planet.
Megjithatë, një ekspertiment i njëjtë i njëkohshëm i rrëzoi këto përfundime dhe NASA nuk pranoi kurrë zyrtarisht raportin e Levin.
“Couriosity”, do të jetë në gjendje që të kryejë një eksperiment të ngjashëm dhe të vërtetojë, falë edhe teknologjisë më të re, nëse me të vërtetë ka forma jete në planetin e kuq, duke i dhënë fund një debati të vjetër po aq sa ideja e njeriut për të eksploruar përtej kufinjve të Tokës.
Top Channel