Londër 2012, SHBA dominon atletikën

09/08/2012 00:00

Dita e 12 e Lojërave Olimpike “Londër 2012” është dominuar nga atletët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në garën e 200 metrave për femra, Allyson Felix fitoi medaljen e artë pas tre titujve botëror të fituara në këtë distancë.

27-vjeçarja regjistroi kohën 21.88 duke lënë pas xhamajkanen Shelly Ann Frase-Pryce (22.09) dhe amerikanen Carmelita Jeter (22.14).

110 metra me pengesa (meshkuj)
– Amerikani Aries Merrit fitoi medaljen e artë ku merrte pjesë edhe kubanezi Dayron Robles, i cili nuk mundi të përfundonte garën për një dëmtim në kofshë.

Me këtë fitore, Merrit i rikthen SHBA-së suksesin në 110 metra me pengesa për meshkuj. Hera e fundit që një amerikan kishte fituar në këtë disiplinë ka qenë me Allen Johnson në vitin 1996.

Medalja e argjendtë shkoi për amerikanin tjetër Jason Richardson, ndërsa bronzi për xhamajkanin Hansle Parchment.

400 metra me pengesa (femra) – Atletja ruse Natalya Antyyukh fitoi medaljen e artë me kohën 52.70. Medalja e argjendtë shkoi për amerikanen Lashinda Demus (52.77).

Medalja e bronztë shkoi për çeken Zuzana Hejnova me kohën 53.38.

Hedhje së gjati – Brittney Reese (SHBA) është kampionia e re olimpike në hedhjen së gjati. Me 7.12 metra në provën e dytë, atletja amerikane fitoi medaljen e artë duke lënë pas rusen Sokolova (7.07) dhe amerikanen Deloach.

 

Top Channel