Facebook censuron foto “të pakëndshme” të grave shtatzëna

09/08/2012 13:05

Një nënë e katër fëmijëve është censuruar nga Facebook pasi ka postuar disa foto të pakëndshme të grave shtatzëna.

Hays Lynch, e cila ka një kompani fotografike në Devon, kishte publikuar në profilin e saj një set fotografik artistik me femra shtatzëna nudo, të cilat i mbulonin pjesët intime vetëm me duar.

Hays u habit shumë pasi u lajmërua me e-mail se fotot kishin shkelur rregullat e rrjetit shoqëror mbi pornografinë.

“Nuk më besohej kur mora vesh që më kishin censuruar. Në Facebook publikohen lloj-lloj fotosh dhe askush nuk i vë re. Kjo nuk është aspak pornografi”, thekson 37-vjeçarja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA