Derbi i parë i sezonit mbyllet pa fitues, Interi dhe Milani ndahen në barazim në miqësoren e zhvilluar në Australi
Sot në mbrëmje Milan dhe Real Madrid do të përballen në një ndeshje miqësore në Yankee Stadium të Nju Jorkut dhe e gjithë vëmendja do të përqendrohet tek Kaka’ në fushë dhe tek tribuna VIP ku do të takohen drejtuesit kryesorë të dy skuadrave: Adriano Galliani dhe Florentino Perez.
Sipas mediave sportive spanjolle, pas ndeshjes pritet që Galliani dhe Perez të ulen për darkë dhe të nisin negociatat për Kaka’, futbollistin që Milan e kërkon sërish në gjirin e tij, por që nuk ka para’ për ta blerë.
Galliani mendon që të rikthejë brazilianin në Milanello në formë borxhi dhe gjysmën e rrogës së brazilianit të vazhdojnë ta paguajnë madrilenët.
Por, qëndrimi i Real Madrid vazhdon të jetë po i njëjti: për Kaka’ duhet të paguhen 30 milionë euro, përndryshe nuk ka vend për diskutime.
Top Channel