Armëpushimi Rusi-Ukrainë/ Putini pranon ftesën e Parisit: Gati për dialog me Macronin
Një i dënuar me vdekje u ekzekutua të mërkurën në shtetin e Teksasit, pasi Gjykata e Lartë Amerikane vendosi të mos marrë parasysh apelin lidhur me vonesën e tij mendore.
54-vjeçari Marvin Wilson ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit, pasi iu bë një injeksion vdekjeprurës.
Avokatët e tij argumentuan se atij duhet t’i kursehej jeta për shkak të koefiçentit tejet të ulët të inteligjencës.
Ndonëse ai nuk ishte zyrtarisht i sëmurë, inteligjenca e Wilson ishte e krahasueshme me atë të një personi që vuan nga sindroma “down” dhe që prej vitit 2002, në SHBA ndalohet me ligj të posaçëm ekzekutimi i personave me probleme apo vonesa mendore.
Megjithatë, Gjykata e Lartë e la në dorë të shteteve interpretimin e asaj që quhet një mangësi mendore.
Wilson ishte dënuar më parë me dënimin kapital për vrasjen e një informatori të policisë për një rrjet droge në vitin 1992.
Në deklaratën e tij të fundit, i dënuari i shtatë me vdekje brenda këtij viti në Teksas tha: “Të gjithë duhet të kuptoni se kam ardhur në këtë planet si mëkatar dhe po iki si një shenjtor. Më merr në shtëpi Jezus. Jam gati, ju dua të gjithëve”.
Top Channel