Përfundon “telenovela”, Lucas i Paris SG
08/08/2012 19:10
Një prej “telenovelave” më të gjata të mërkatos verore, ajo e brazilianit Lucas, duket se përfundoi ditën e mërkurë.
Të paktën, duke iu referuar shtypit brazilian, San Paolo pranoi ofertën e fundit të Paris SG, prej 43 milionë eurosh, ndërsa mesfushori nuk ka patur probleme që të gjejë marrëveshjen edhe ai për një rrogë “faraonike”.
Klubi brazilian nuk e ka komunikuar ende zyrtarisht lajmin, por e përdishmja “Estado de San Paulo” publikoi lajmin duke iu referuar vetë fjalëve të presidetit Juvenal Juvencio.
Më parë, për Lucas u fut në garë edhe Manchester United e Inter, por që nuk mundën të rivalizonin me pushtetin ekonomik të parizienëve.
Top Channel