Ibrahimovic kurorëzon Leaon: Kur luan siç bëri ndaj Uzbekistanit, është një ndër më të mirët
Milani zyrtaroi ditën e mërkurë përforcimin e parë për mbrojtjen, kolumbianin Zapata, njëkohësisht një njohje e vjetër e Serisë A.
Ish-qendërmbrojtësi i Udineses, u transferua një vit më parë në Primera Division në radhët e Villareal, por sezoni ishte zhgënjyes dhe klubi i “El Madrigal” pranoi ofertën e drejtuesve kuqezinj, që sigurojnë kartonin e Zapatës në formën e një huazimi me të drejtë blerjeje.
Talenti 22-vjeçar i Montpellier në Francë, Yanga-Mbiwa, vazhdon të jetë në qendër të dëshirave për mbrojtjen, por bisedimet me klubin e tij janë bërë të ndërlikuara dhe Milani ka vendosur të presë fundin e merkatos, për të bërë një lëvizje përfundimtare.
Ndërkohë, përsa i përket sulmit, kuqezinjtë punojnë me vetëdijen se nuk mund të gjejnë një futbollist që të zëvendësojë Ibrahimovic për nga cilësia e tij.
Si rrjedhojë, po punohet për qendërsulmues më të lirë dhe nga administrator i deleguar, Adriano Galliani, duket se vëmendja është rikthyer tek Marco Borriello, i cili mund të mbërrijë me parametra zero, pasi nuk u gjykua më pjesë e projektit të Romës.
Top Channel