I kontestuar, por ende në qendër të Milanit; Furlani kërkon D’Amico si Drejtor sportiv dhe ne të mund të vijë dhe Italiano
Brazili do të luajë me Meksikën në finalen olimpike të futbollit për meshkuj, planifikuar të shtunën në stadiumin Uembley.
Të besuarit e Mano Menez kaluan lehtësisht në gjysmëfinale ekipin e Koresë së Jugut me një fitore 3-0.
Romulo ka vënë në avantazh Brazilin në takimin e luajtur në Old Trafford, pas një pasimi mjeshtëror të Oskar.
Leandro Damiao shënoi dy herë pas pushimit duke u bërë golashënuesi më i mirë i turneut me gjashtë gola.
Brazili ka shënuar plot 15 gola në pesë ndeshje në ambicien e tyre për të fituar medaljen e artë për herë të parë.
Ekipi Mano Menezes mbetet ende i pamposhtur dhe ka gjetur rrjetën tri herë në çdo ndeshje që ata kanë luajtur, duke justifikuar edhe parashikimet para turneut si favoritë kryesorë për fitoren e medaljes së arit.
Top Channel