Rihanna refuzohet nga Nivea

07/08/2012 16:05

Është e njohur për veshjet ekstravagante dhe sjelljet moskokëçarëse kështu që nuk është për tu habitur që reklama e fundit e Rihanna për Nivea është konsideruar shumë seksi për fushatën e re promovuese të linjës së kremrave.

Stefan Heidenreich, presidenti i ri i firmës, u ka thënë mediave gjermane se këngëtarja nuk duhet të ishte kurrë pjesë e imazhit të Niveas.

49-vjeçari theksoi: “Reklama e Niveas me Rihanna nuk duhej bërë. Nuk e kuptoj se çfarë lidhje ka Nivea me Rihanna-n. Ne jemi një markë familjare.”

Vitin e kaluar, kur Nivea nënshkroi kontratë me këngëtaren nga Barbados, një nga anëtarët e bordit theksonte: “Rihanna është një ikonë e muzikës dhe do të na ndihmojë në 100-vjetorin tonë për të qenë sa më afër klientëve kudo që ndodhen.”

 

Top Channel