Parkimi, tani zgjidhet me aplikacion

07/08/2012 00:00

Makthi i çdo shoferi? Të gjejë një vend ku të parkojë makinën. Por këto
ditë të vështira mund të jenë drejt fundit. Kjo, sepse një aplikim
elektronik, i quajtur Parkopedia Parking, do të zgjidhë problemin.

Aplikimi mund të përdoret me pagesë, si përmes iPhone-it ashtu edhe përmes sistemit Android. Programi në fjalë ju tregon me saktësi se ku ndodhet një vendparkim i lirë në afërsi të vendndodhjes tuaj dhe madje ju çon atje.

Por jo vetëm kaq. Në rast se e keni parkuar makinën por keni harruar se koha për të cilën keni paguar po skadon, një mesazh ju lajmëron për rrezikun.

Një gjë e tillë është mjaft e dobishme, pasi të njëjtin shërbim e kanë në dispozicion edhe autoritetet, që të lajmëruara nga skadenca, do të dërgojnë agjentët për të vënë gjoba.

Top Channel