Obama, i çmendur pas Anne Hathaway
07/08/2012 16:30
Anne Hathaway ka një fans shumë të veçantë. Bëhet fjalë për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.
Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë, interpretimi i aktores në filmin e fundit të Batman është më i miri në atë film ku luajnë gjithashtu aktorë si Christian Bale dhe Morgan Freeman.
“Pashë filmin e Batmanit dhe Hathaway më habiti me aktrimin e saj. Ishte gjëja më e bukur e atij filmi sipas mendimit tim”, theksoi Obama sipas mediave amerikane.
Top Channel