Moto GP, Rossi rikthehet tek Yamaha

07/08/2012 15:15

Valentino Rossi do të rikthehet të pilotojë për Yamaha duke filluar që nga sezoni i ardhshëm. Edhe pse ende nuk ka asgjë zyrtarize, mediat italiane bëjnë të ditur se Doktori do të largohet nga Ducati pas aventurës aspak të suksesshme me motorin italian.

Piloti më i famshëm i Moto GP do të jetë sërish shok skuadre me Jorge Lorenzo për dy sezonet e ardhshme. 32-vjeçari ka pasur vështirësi përshtatjeje me Ducati dhe ka vendosur që të ndryshojë skuadër për të mbyllur karrierën në mënyrë dinjitoze.

Tashmë Ducati duhet të gjëjë një tjetër pilot për të zëvendësuar italianin. Andrea Dovizioso dhe Carl Crutchlow janë kandidatët kryesorë.

Lajmërimi zyrtar i largimit të Rossi nga Ducati pritet të vijë më 15 gusht.

Top Channel